Te gjithe bashke per ti shpetur jeten Gentit”. Kjo eshte nisma e ndermarre nga Famullia e Shenkollit se bashku me te rinjte te ketij fshati per per mbeldhjen e parave qe i duhen 31 vjecarit per operacionin qe i kushton 25 mije euro ne Itali.

Te rijnte kane dale shtepi me shtepi, ne fshatrat e njesise Shenkolle, duke gjetur bujarine e cdo familje, ku brenda dites kane arritur te mbledhin shume prej 8 mije euro.

Miq dhe shoke te Gentit shprehen se nuk do te ndalen derti sa ti sigurohet shuma prej 25 mije euro dhe ti shpetohet jeta Gentit.Gjithashtu per te ndihmuar Gentin u zhvillua edhe nje mbremje humanitare e organizuar nga Marjan Gjini me date 9 shkurt ne SHBA.

Te rinjte e Shenkollit apelojne per cdo qytetar qe ka mundesi per ndihme qe te shpetojne jeten shokut te tyre, ndersa fajesojne shtetin dhe organet pergjegjese qe nuk po e mbeshtesin Gentianin.

Nga ana tjeter edhe famullitari i kishes se shenkolit Salvatore Rena, tha se do behet e pa mundur qe ti shpetohet jeta te riut , ndersa falenderoj komunitetin e shenkollit per kontributin qe kane dhene per te.

Infeksioni i rende ne gjymtyret e te dyja kembeve Gentianit rrezikon t’i marre jeten. 31 Vjecari Gentjan Ndoj nje dite me pare kerkon nepermjet Star Plus kerkoj ndihmen e shqiptareve per operacionin qe kushton rreth 25 mije euro, nderhyrje qe mund te kryhet vetem ne nje spital te italise.

Gentjani u aksidentua rende ne nje aksidenti automobilistik ne 2007-en, ndersa ai akuzon rende mjekun Zamir Demiraj qe e qoi ne kete gjendje, ku sot ai rrezikon edhe jeten.

PUBLICITET