SHQIPËRIA NËN ETHET E FRIKËS DHE TERRORIT, NË TIRANË 3 ALARME, 1 NË DURRËS. Në qytetin e Shkodrës një çantë e dyshimtë ka alarmuar policinë e shtetit por edhe banorët e zonës përreth. Rreth orës 13 e 30, një catnë e dyshimtë është parë pranë stolave në pedonalen Kolë Idromeno, cka ka alarmuar qytetarët të cilët kanë qënë ato të cilët kanë lajmëruar policinë.

Menjeherë kanë mbërritur efektivë të policisë të cilët pasi kanë inspektuar nga afër vendin janë larguar duke shmangur kështu rrezikun e këtij alarmi fals. Por duket se mania e alarmeve per bombë është kthyer në modë në Shqipëri. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë 5 alarme të tillë ku tre janë regjistruar në kryeyqytet ndërkohë që një situatë e tillë është shfaqur edhe në qytetin e Durrësit. Një valixhe e dyshimtë pranë RTSH-së, ka bërë që policia të rrethojë zonën dhe të bëjë evakuimin e banorëve përreth. Por pas verifikimit nga ana e ekspertëve xhenierë rezultoi se ishte një alarm fals. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar edhe 2 personat që kanë lënë valixhe dhe për të verifikuar nëse e kanë lënë qëllimisht për të krijuar panik, apo nëse kanë pasur ndonjë arsye tjetër.  Megjithatë pavarësisht se gjithcka ka qënë false vlen të theksohet se tek shqipëtarët frika e bombave është kthyer në një stres më vehte

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/ExbcBrz8alk?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]