Nje ditë pas mbledhjes së opozitës në Shkodër, për shkak të ngjarjeve të fundit kriminale në kryeqendrën e veriut, kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë një postim në rrjetet sociale duke u fokusuar sërish te kjo tematikë.

Kreu demokrat shkruan se opozita do jetë në krah të qytetarëve edhe në qytete të tjera problematike si Elbasan, Durrës dhe Vlorë. “Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi”, shkruan Basha.

“Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin! Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi! PA KOMPROMIS!”, shkruan Basha në Facebook.

Një ditë më parë, lideri i PD u shpreh nga Shkodra se Shqipëria ndodhet në gjendje lufte, pasi po vriten biznesmenë dhe po kërcënohen gazetarë.

Basha denoncoi se në Shkodër në javët e fundit u rrëmbyen edhe dy fëmijë, por u liruan, pasi grupet kriminale morën gjobën që kishin vendosur.

Gjithashtu Basha i bëri thirrje drejtorit të Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, të japë menjëherë dorëheqjen nëse nuk është i aftë të kryejë detyrën.

Përballë kësaj situate, Basha përsëriti se nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi me qeverinë dhe theksoi se e vetmja rrugë është largimi i Ramës për të çliruar Shqipërinë.

Artikulli paraprakRAMA IU URON SHQIPTARËVE “MIRËMËNGJES” ME TEKSTET E REJA SHKOLLORE: TRANSFORMIM RRËNJËSOR
Artikulli tjetërEKSODI NGA KRIZA POLITIKE DHE EKONOMIKE, 2.5 MLN BANORË JANË LARGUAR PËR 4 VITE