BANORËT NË ISH BLLOKUN E PALLATEVE VAU DEJËS SHPRESOJNË. Rruga në ish-bllokun e pallateve Vau Dejës në qytetin e Shkodrës sipas banorëve ka qenë krejtësisht e amortizuar. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama inspektoi punimet aty duke bërë edhe një debat me banorët të cilët shpresojnë që me investimin që po bëhet situata të ndryshojë. 

Banorët thonë se projekti ka devijuar nga ai i mëparshmi për shkak të disa objekteve të ndërtuara sipas tyre në mënyrë të padrejtë.Ish-blloku i pallateve Vau Dejës financohet nga qeveria shqiptare me një investim prej afro 280 milionë lekë të vjetra ku janë të përfshira rikonstruksioni i rrugës, ndërtimi i një lulishteje dhe rehabilitim i asaj zone mes pallateve.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/WpsdlaEVw98?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]