Për herë të parë Komandën e Forcave të Armatosura të SHBA-së (FORSCOM) do ta drejtojë një grua. Gjeneral Laura J. Richardson do të udhëheqë komandën më të fuqishme ushtarake në botë, duke përfaqësuar 776,000 ushtarë dhe 96,000 civilë.

Richardson ka filluar shërbimin në ushtrinë amerikane që nga viti 1986 dhe në vitin 2012 ajo u bë zëvendësdrejtore e parë femër e përgjithshme për Divizionin e parë të kalorësisë, i njohur si “Ekipi i parë i Amerikës”.

Në vitin 2017, ajo u bë e dyta në komandë të gjeneralit Robert B. Abrams, kur ajo u emërua zëvendëse e parë femër e komandës së përgjithshme të FORSCOM-it në Fort Bragg, Karolina e Veriut, njoftoi ushtria amerikane, përcjell, KP.

Tani Richardson do të bëhet gjenerali i parë që komandon Ushtrinë amerikane, pasi Abrams do ta lë postin e tij, për ta marrë një detyrë tjetër ushtarake, njofton CCN.

“Ishte një nder të shërbej këto tre vitet e fundit si komandant i përgjithshëm i komandës së Forcave të Armatosura të SHBA-së”, tha në mesazhin e tij Abrams.

Richardson do të shërbejë si komandante në detyrë deri derisa Senati amerikan të emërojë zëvendësuesin e gjeneralit Abrams, i cili duhet të konfirmohet në rangun e gjeneralit me katër yje nga Senati për të udhëhequr Ushtrinë amerikane.

“Ajo do të vazhdojë të jetë zëvendëskomandante, si dhe komandante e ngarkuar gjatë kësaj periudhe të përkohshme”, tha për CNN drejtori i Marrëdhënieve Publike të FORSCOM-it kolonel Michael Lawhorn.

Artikulli paraprakZBULOHET I ZOGU I RRALLË NË ORIKUM
Artikulli tjetërPËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË MAKINË NË LAGJEN “RUS” NË SHKODËR