Një grup studentësh kanë vijuar ngujimin tek Fakulteti Ekonomik. Ky grup kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe kanë kaluar natën në ambientet e këtij fakulteti mbuluar me batanije.

Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, dhe thonë se do të vijojnë bojkotin e mësimit.

Studentët kanë vendosur që të organizojnë një mbledhje në orën 18:00 për të vendosur se cili do të jetë hapi i radhës.

Ata i kanë nisur një letër qytetarëve dhe shoqërisë shqiptare, ku kërkojnë që të mos pengohen në protestën e tyre. Ndër të tjera në letër thuhet se:

“Jemi bërë një popull pa shtyllë kurrizore, mos përbaltni dëshirat tona të mira”. Ndërkohë që tek Fakulteti i Inxhinierisë studentët kanë hyrë me forcë në ambientet e Fakultetit, pasi rojet e sigurisë nuk i kanë lejuar që të hyjnë brenda.

Ndërkohë që një tjetër reagim vjen nga kryeministri Edi Rama që ka thënë se nga nesër në sekretariate do të ketë dy përfaqësues të MASR dhe ministrisë së Financave që do të sqarojnë studentët për pagesën e tarifave.

Një grup studentësh ka nisur të bojkotojë mësimin që prej datës 7 janar. Protesta e studentëve u mbyll pasi qeveria plotësoi kërkesat e tyre përmes Paktit për Universitetin.

Punësimi i studentëve të shkëlqyer në administratën publike është edhe një prej vendimeve të marra nga qeveria në fund të 2018-ës si pjesë e “Paktit për Universitetin” pas protestës studentore për 17 ditë më radhë në Tiranë dhe rrethe të cilët ngritën 8 kërkesa, ndër to uljen e tarifës së studimeve apo dhe për kushte më të mira në Universitet dhe konvikte.

Ndërsa Qeveria u përgjigj me zero tarifa për ekselentët, fëmijët e familjeve në nevojë dhe me aftësi të kufizuara, përgjysmim për të gjithë studentët e tjerë, investimin 27 mln euro në konvikte, kurse anglishtje falas për studentët,

bibliotekë online brenda marsit, përfaqësimin e studentëve në bordet e universitetit, transparencë me buxhetin apo dhe nisjen e punës për kartën e studentit .