Një punëtor i fabrikës së çimentos ka humbur jetën ndërsa një tjetër është në gjëndje të rëndë.

Sipas informacionit paraprak M.S, 56 vjeç banues i fshatit Ulem ndërroi jetë, ndërsa është në gjëndje të rëndë shtetasi Tomorr Mjekërzaku, 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan.

Sipas informacionit paraprak të policisë nuk sqarohet se çfarë ka ndodhur por mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Ndërkohë nga informacionet e gazetarëve mendohet se punëtori është zënë poshtë nga një masiv çimentoje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 mesditen e sotme, kur dy punëtore kanë qenë duke pritur masivin e çimetos dhe papritur është shkëputur rreth 200 ton në forme koni, duke i zënë poshtë.

Për të nxjerrë viktimën është kërkuar ndihma e zjarrfikëses. Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur ambulanca e cila ka transportuar menjëherë në spital Tomorr Mjekërzaku i cili eshte ne gjendje te rende.

Ndersa grupi hetimor po kryen veprimet, për shkakun që i mori jetën 56 vjeçarit si edhe kushtet teknike në punë.

Informacion paraprak i policise
“Gjatë punimeve në fabrikën e çimentos, dy shtetas janë aksidentuar ku shtetasi M.S., 56 vjeç,banues në fshatin Ulem, ka ndëruar jetë, si dhe është në gjëndje të rëndë shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”