Një person u vra dhe tre të tjerë mbetën të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri jashtë një lokali nate në Berlin të Gjermanisë.

Mediat lokale raportuan se të shtënat ndodhën gjatë një sherri mes disa personave. Nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës dhe tre të plagosurve. Policia gjeti në vendngjarje dhe disa gëzhoja.

Një zëdhënës i policisë tha se nuk kanë të dhëna për personat e përfshirë. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, ndërsa banorë të zonës thanë se lokali i natës frekuentohej nga shumë shqiptarë dhe rusë.