Emërohet një drejtor i ri ne krye te SHÇBA në Ministrinë se Brendëshme.
Agim Hysi do të jetë në krye të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

61-vjeçari nga Vlora është komanduar drejtor i Përgjithshëm, që në 16 mars, por vetëm këtë të martë u bë publike në media.

Më herët ai ka qenë gjyqtar, ndërsa është shkarkuar nga KLD. Po ashtu një karrierë të gjatë ka dhe si avokat ndërsa ka qenë edhe kandidat i Shqipërisë, si anëtar i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Agim Hysi është diplomuar “jurist” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Po ashtu vlen të theksohet se ka një njohje të vjetër me kryeministrin Edi Rama.