Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me një lajm të mirë për të gjithë pushuesit që pëlqejnë turizmin malor. Rama njofton se tashmë kanë nisur punimet në kantierin e ndërtimit të Qendrës së Turizmit në Valbonë, e cila do të mundësojë një standard të ri shërbimesh dhe aktivitetesh.

“Mirëmëngjes, dhe me pamjet nga puna në kantierin e ndërtimit të Qendrës së re të Turizmit në Valbonë, me një standard krejt të ri shërbimesh, aktivitetesh dhe paketash turistike për këtë zonë me potencial të jashtëzakonshëm, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Valbona është një ndër destinacionet më të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në çdo stinë të vitit.

Artikulli paraprakMAKINA DEL NGA RRUGA, PLAGOSET RËNDË SHOFERI
Artikulli tjetërTREMUJORI I DYTË, BSH: NDJESIA E EKONOMISË ËSHTË NË RËNIE