Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të ardhur nga Shkodra në adresë të tij për t’i thënë mirëmëngjes kryeministrit Edi Rama.

Në video shfaqet një qen që mban në qafë nja tabelë me emrin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa njerëzit që gjenden pranë tij e ndjellin.

“Një mirëmëngjes nga Shkodra për Kallam Dështakun!”, shkruan Berisha.

Edhe kryeministri Edi Rama ka publikuar herë pas here videomontazhe për të ironizuar PD-në dhe drejtuesit e saj në përgjigje të akuzave të opozitës në drejtim të tij dhe qeverisë.