Familjet shqiptare vijojnë që të marrin borxh për të blerë ushqime. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se 33% e qëllimit të huamarrjes lidhet me përballimin e shpenzimeve për nevojat jetike të konsumit, ndërsa ka pasur një rritje të numrit të familjeve që kanë të ardhura të ulëta deri në 17 mijë lekë në muaj.

Më shumë se një e treta e familjeve në Shqipëri marrin borxh për të plotësuar nevojat për ushqim.

Më konkretisht ky fenomen ndodh me 33% e familjeve.
Vëzhgimi i Bankës së Shqipërisë për 6 mujorin e parë të këtij viti tregon se huatë merren edhe për blerje apo riparim prone në 28% të rasteve apo për ‘zhvillim të një biznesi familjar’.

Megjithëse nëse e krahasojmë me një vit më parë ky zë ka pësuar një ulje përsëri pesha e familjeve që marrin borxhe për nevojat elementare të konsumit është e konsiderueshme.

Sipas Bankës së Shqipërisë familjarët i drejtohen në përgjithësi bankave për gjetjen e parave që i nevojiten por rreth 30 % i sigurojnë ato në mënyrë informale ose para në dorë.
Nga vrojtimi rezulton ndër të tjera se ka pasur një rritje të numrit të familjeve që jetojnë me të ardhura të ulëta mujore me rreth 17 mijë lekë.

Pjesa më e madhe e familjeve (rreth 53% e tyre) vijon të mbetet në nivelin ‘17-50 mijë lekë 27% deklarojnë të ardhura mujore‘50-100 mijë lekë dhe vetëm 7% deklarojnë të ardhura në nivelin “100-200 mijë lekë në muaj.

Rënia e të ardhurave të familjeve lidhet edhe me uljen e numrit të të punësuarve.
Në 6 muajt e parë të këtij viti ky tregues është ndikuar edhe nga ulja e numrit të të vetpunësuarve, por edhe prej rasteve të largimeve nga puna në administratën shtetërore.

Artikulli paraprakSHKARKOHET RUDINA HAJDARI,NË KRYE TË GRUPIT PARLAMENTAR DEMOKRAT, KORAB LITA
Artikulli tjetërVDES PEDOFILI I RREZIKSHËM, E THERIN ME BIÇAK NË BURG