Një nga terroristët e Londrës kishte veshur bluzen e Arsenalit

Dalin detaje të reja për sulmin terrorist të mbrëmjes së shtunë. Një nga terroristët, i cili u përshkrua me “origjinë mesdhetare”, mbante veshur bluzen e futbollit të skuadrës së Arsenalit. Fotoja është bërë nga një dëshmitar i cili ndodhej në vendngjarje. Tre terroristët xhihadistë u qëlluan për vdekje nga policia pas vrasjes së shtatë personave dhe plagosjen e të paktën 48 të tjerëve në qendër të Londrës. Ata bërtitën “Kjo është për Allahun” dhe me një furgon të bardhë u nisën me shpejtësi drejt 20 qytetarëve në Urën e Londrës, duke lënë të plagosur edhe një oficier policie. Më pas ata përdorën thika për të sulmuar njerëzit në bare dhe restorante afër Borough Market