Një pedofil italian, kishte arritur t’i ikte drejtësisë italiane dhe të fshihej në Tiranë.

45-vjeçari Masimilliano Croce, 45 vjeç, nga Ciampino, Romë, i diplomuar për pedagogji për të mitur, kishte abuzuar me fëmijët gjatë kohës që ai punonte si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në kryeqytetin italian.

Në vitin 2017, Croce, ishte dënuar nga gjykata e Romës, me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”.

Ndërkohë një operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane çoi në arrestimin e tij në Tiranë.

Mësuesi i fëmijëve të varfër ishte pedofil
Edi Merkaj, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale dhe Doktor Vicenzo Calabrese – perfaqësues i Drejtorisë Qendrore Kriminale ne Policine Italiane dolën në një deklaratë për median (25 tetor) për të zbardhur detajet e operacionit të arrestimit.

“Hetimi ka nisur në mes të muajit Tetor dhe u mbyll me sukses në më pak se 15 ditë, falë bashkëpunimit intensiv ndërmjet agjencive tona dhe atyre italiane. Shtetasi i arrestuar quhet Masimilliano Croce, 45 vjeç, nga Ciampino, Romë, i diplomuar për pedagogji për të mitur.

Sipas vendimit të gjykatës italiane, ky shtetas, në periudhën 2007 – 2014 ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë, pedofili. Në vitin 2017 është dënuar nga kjo gjykatë me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”.

Ky shtetas, gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve, ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës.

Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis kolegëve italianë dhe Drejtorisë Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminale, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i autorit, i cili fshihej në një banesë me qira në një zonë periferike të Tiranës. Autori i arrestuar i fshihej drejtësisë italiane prej më shumë se 4 vitesh.”

Jetonte ne periferi te Tiranës
45 vjeçari i fshihej drejtësisë italiane prej 4 vitesh dhe jetonte në periferi të Tiranës.
Operacioni u krye në bashkëpunim të ngushtë mes Policisë së Shtetit me Shërbimin Qendror Operativ në Drejtorinë e Përgjithshme Antikrim, skuadra e lëvizshme e kuesturës së Romës dhe Zyra e Interforcës pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri.

Mbi 300 persona me precedentë dhe të skeduar janë arrestuar për disa javë në këtë kuadër, mes tyre mbi 160 vetë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar. Arrestimet u kryen gjatë një operacion të gjerë për kontrollin e territorit të koduar “Ndëshkimi i të fortëve”.