Një person hodhi dinamit në Karaburun ,plagoset zhytësi që po notonte në zonë

Një person është plagosur në Karaburun nga hedhja e një sasie lëndë plasëse në det teksa ishte duke notuar në këtë zonë. Mësohet se Ilir Ameti nga Orikumi i Vlorës ishte zhytur në thellësi kur është hedhur dinamit nga një gomone që lëvizte shumë pranë tij. Ameti ka marrë plagë në vesh dhe mushkëri por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet dhe nga burime të ABC News konfirmohet se deri tani ka një person të dyshuar për ngjarjen, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Drejtoresha e zonave të mbrojtura në qarkun Vlorë, Lorela Jazaj, ka denoncuar ngjarjen dhe tha se ky është rasti i parë për këtë sezon turistik i hedhjes së lëndëve plasëse në det.

Artikulli paraprakABUZOI ME FËMIJËT, GJYKATA E DËNON 3 VJET BURG
Artikulli tjetërFLETUSHKA KUNDËR EMIGRANTËVE, PËRFSHIRË SHQIPTARËT DHE KOSOVARËT