Turistët në Kullën “Eiffel” në kryeqytetin e Francës janë evakuuar dhe shkak është bërë një person i cili është parë të ngjitet me shpejtësi në kullë.

Mediat shkruajnë se, djali i cili është veshur me një xhup të kuq, ka nisur të ngjitet në strukturën metalike që në orën 14:15 dhe nuk pranon që të zbresë, pavarësisht thirrjeve të negociatorëve.

Në faqen zyrtare të Kullës Eiffel bëhet thirrje që qytetarët që qëndrojnë larg, deri në një njoftim të mëtejshëm.

“Kulla aktualisht është e mbyllur deri në njoftim të dytë. Për të shmangur pritjet e gjata, ne i këshillojmë turistët që të anulojnë rezervimet e tyre”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Nuk dihet ende identiteti i personit si dhe as motivet që kanë e kanë shtyrë deri në këtë veprim, megjithatë kjo nuk është hera e parë që ndodh në një nga pikat turistike kryesore të Francës.

Në vitin 2015, James Kingston u ngjit në Kullë me argumentin se ishte një nga qëllimet e tij personale në jetë.

Artikulli paraprakAKU GJOBIT FABRIKËN: S’ JUSTIFIKON 2.3 TON QUMËSHT PLUHUR E 21 TON VAJ PALME
Artikulli tjetërBINDJA DEMOKRATIKE, MBETET ME VETËM 5 KANDIDATË NË ZGJEDHJE