Tetë grekë dhe një shqiptar, anëtarë të një organizate kriminale të trafikut të drogës, në rajone të ndryshme të Atikës, duke përfshirë qendrën e Athinës, u arrestuan pas një operacioni të policisë greke të Attikës.

Nga kontrolli i shtruar u kapën 2 kg dhe 509.4 gr kokainë, një kilogram dhe 178.7 gram kanabis të papërpunuar, 1.3 gram heroinë dhe 388 gram përzierës për kokainën.

U konfiskuan gjithashtu edhe 37,510 euro, katër makina, një motor, një revolver, katër peshore precize si dhe 24 telefona celularë.