Partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, BDI dhe lideri i saj, Ali Ahmeti ka rënë dakord me Zoran Zevin për një kandidat të përbashkët mes dy partive për zgjedhjet presidenciale.

Mediat vendase shkruajnë se kjo marrëveshje ka edhe premtime të tjera në brendësi të saj. Sipas Zhurnal.mk, BDI-së i është premtuar posti i guvernatorit të Bankës qendrore të Maqedonisë së Veriut.

Burime nga koalicioni qeveritar, të cilat kërkuan që të mbesin anonime thanë se Zaev dhe Ahmeti tashmë janë pajtuar se cili do të jetë kandidati i përbashkët për zgjedhjet e 21 prillit dhe emrin e të njëjtit do ta bëjnë publik të premten, ashtu siç ka paralajmëruar kreu i BDI-së.