Ju kujtohet Roalbi të cilit para 10 ditësh ministri Bushati i dorëzoi librat falas në shtëpinë e tij?? Roalbi na rrëfeu në atë video të publikuar në instagramin e ministrit Bushati se donte të bëhej futbollist, jo me vllazninë, por me Real Madrid.

E sic thotë fjala e urtë popullore, dëshirat e vërteta ndodh që dhe plotësohen. Roalbit i është plotësuar shumë pak nga ajo cka ka dëshirë të bëhet kur të rritet, por të paktën është fillim i mbarë për të ushqyer dhe mbajtur gjallë endrrën.

Roalbi është një nxënës në klasën e dytë në shkollën “Salo Halili” në Shkodër.
Në ditën e parë të shkollës,Roalbi është vizituar sërish nga shoku i tij më i ri, i cili kishte një syprizë për të.

Këtë herë nuk kishte libra për të dhuruar, por nuk kishte harruar dëshirën e Roalbit, që kur të rritej të bëhej futbollist me Realin e Madridit.

Ai i ka dhuruar vogëlushit fanelën e skuadrës së zemrës, duke marrë prej tij premtimin se do të mësojë në shkollë.

“Një surprizë për Roalbin!! Suksese kampion!”, shkruan Bushati në diçiturën e videos.