Ditën e sotme një tjetër kandidat nga Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit pranë Komisionit Qëndror Zgjedhor.

Gazetarja e Report Tv Esiona Konomi raporton se ai është Klajdi Qama nga lista e LSI në Berat.

Pritet që ai të marrë mandatin nga KQZ, për t’u betuar më pas në seancën e radhës plenare.

Bashkë me të shkon në 110 numri i deputetëve, ndër të cilët 79 nga maxhoranca, 14 nga LSI dhe 17 nga PD.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META DEKRETON BARBULLUSHIN AMBASADOR NË SPANJË
Artikulli tjetërPD MARRËVESHJE PËR KOALICION OPOZITAR, JA PARTITË QË BËJNË PJESË