Ministri i Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut Venko Filipce  në një dalje për mediat, ka informuar se sot ka ndërruar jetë edhe një tjetër paciente me koronavirus në këtë shtet, duke cuar numrin e viktimave gjithsej në 3 persona.

“Sot kemi edhe një paciente që ka humbur jetën e cila për një kohë të gjatë ishte në respiracion. Pacientja 66-vjeçare ishte nga Dibra” deklaroi Filipçe.

Ministri tha se sot në Maqedoninë e Veriut janë shënuar edhe 29 raste të reja, duke dërguar numrin e përgjithshëm në 177 persona.

Në mesin e të infektuarve, siç theksoi Filipçe, janë edhe 5 mjekë nga Klinika e Dermatologjisë. Këta mjekë kanë pasur kontakte me shefen e klinikës që është infektuar javë më parë në Itali. Të pestë mjekët pozitiv me coronavirus janë vetizoluar në shtëpi. Në javët e ardhshme do të zhvillohen teste për ata që kanë pasur konkakte me pacientët me koronavirus.