Prej 1 javë 2500 familje të Postribës kanë probleme me furnizimin me energji elektrike. Administratori i kësaj njësie Altin Shabaj thotë se energjia mungon me orare të zgjatura ku sipas tij për dy ditë zona ka qënë e gjitha në errësirë.

Shabaj thotë se ka kontaktuar me drejtues të OSHEE por deri tani nuk i kanë dhënë një arsye të qartë se për cfarë ndodh kjo gjë.

Reduktimi i energjisë elektrike ka sjellë probleme dhe vonesa pranë sporteleve të kësaj njësie ku banorët marrin shërbimet, ndërkohë ka alarmuar edhe bizneset e zonës.

Shkëputjet e energjisë elektrike ndodhin gjatë gjithë kohës por kryesisht gjatë natës.Në njësinë administrative të Postribës janë mijëra abonentë që orë të tëra janë të detyruar ti kalojnë në kushtet e errësirës.