Në panairin e organizuar në Njësinë Rrethina për promovimin e vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore natyrore të produkteve të territorit, Kryebashkiakja Voltana Ademi pas fjalës përshëndetëse vuri theksin tek nevojat e kësaj njësie.

Sipas Ademit problemi i thatësirës është mjaft shqetësues në të gjithë njësinë Rrethina dhe deri në zgjidhjen e plotë të situatës bashkia Shkodër do të vendosë bote me ujë për të ndihmuar sadopak banorët .

Nga ana tjetër kryebashkiakja Ademi foli dhe per investimet e realizuara dhe per ato që janë në proces e sipër.

Më tej administratori I njësisë rrethina Vlash Pjetri pasi falenderoi bashkinë Shkodër për të gjitha investimet e kryera në territorin e tij u ndal dhe tek rëndësia e panairit.

Panairi I proimovimit të të vlerave dhe resurseve dhe trashëgimisë kulturore te produkteve të territorit , eshte një aktivitet I përvitshem në të cilin banorët e zonmës kanë mundësi që të shpalosin të gjithë punën e tyre dhe vlerat e zonës.