Një shqiptar ka realizuar deri tani 1300 dërgesa me drogë në dy vjet, por të shtunën e kaluar, natën vonë, u arrestua nga policia.

I riu shqiptar i prangosur quhet Ramazan Lamja, 25 vjec, e njihej ndryshe edhe me pseudonimet “Johny” dhe “Albano”.

Arrestimi i tij ka ardhur pas një urdhër-arresti të lëshuar nga gjykata më datë 31 korrik, ndërsa rezultonte se shiste lëndë narkotike për një kohë të gjatë, raportojnë mediat italiane.

Hetuesit kanë arritur të dokumentojnë trafikun e drogës të kryer që nga data prill 2018, deri në qershor, duke e shitur lëndën narkotike në zonat e Conero Riviera dhe gjithashtu në Val Musone.

Shitja e kokainës bëhej kryesisht në Scossicci, përgjatë rrugës apo në parqe, por edhe gjatë orëve të ditës. Në raste të tjera, shitja e drogës është kryer edhe në qendrën urbane të Porto Recanati, si në Piazza Brancondi afër disa bareve ose në Piazza del Borgo.

Një gram kokainë shitej për 100 euro, por se shumica e përdoruesve merrnin vetëm 50 euro. Në rast se i riu do të shiste rreth 1 kilogramë kokainë, do të fitonte diku tek 82 mijë euro.

Ndër të tjera, 25-vjeçari ishte arrestuar 6 qershorin e kaluar nga agjentët e stacionit policor të Osimo. Ai u kap në flagrancë duke i dhënë gjysmë gram kokainë një 25-vjeçari nga Castelfidardo.

I riu është arrestuar nga policia, edhe në tetorin e vitit të shkuar.