Në Ubang, një komunitet bujqësor në jug të Nigerisë, burrat dhe gratë thonë se flasin gjuhë të ndryshme.

Ata e shohin këtë ndryshim unik si “një bekim nga Perëndia”, por ndërsa shumë të rinj largohen nga kullotat e gjelbërta dhe gjuha angleze bëhet gjithnjë e më e popullarizuar, ka shqetësime se nuk do të mbijetojë, raporton BBC.

I veshur me një veshje tradicionale me ngjyra të ndezura dhe kapele të kuqe, Oliver Ibang i thërret dy fëmijët e tij të vegjël për të demonstruar gjuhët e ndryshme.

Ai mban në dorë një patate të ëmbël dhe e pyet vajzën e tij ti thotë si quhet.
“Është ‘irui’,” thotë ajo, pa hezituar.

Por, në gjuhën e meshkujve të Ubang, emri i patates, një prej ushqimeve kryesore të Nigerisë, është “itong”.

Dhe ka shumë shembuj të tjerë, siç është fjala për veshjen, e cila është “nki” për gratë dhe “ariga” për burrat.

Nuk është e qartë saktësisht sesa është numri i fjalëve të ndryshme mes burrave dhe grave.

“Është pothuajse si dy leksione të ndryshme”, thotë antropologu Chi Chi Undie, i cili ka studiuar komunitetin.

“Ka shumë fjalë që burrat dhe gratë ndajnë së bashku, siç ka edhe të tjera krejtësisht të ndryshme në varësi të gjinisë, nuk kanë të njëjtat shkronja, janë krejtësisht të ndryshme”.

Artikulli paraprakINSTAT: 405 MIJË SHQIPTARË QË NUMËROHEN SI TË PUNËSUAR, NUK PAGUAJNË SIGURIME
Artikulli tjetërGJYKATA E KATANIAS LIRON NGA BURGU NEZAR SEITIN, FINANCIERI I HABILAJVE NË ARREST SHTËPIE