Përmes një njoftimi, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se gjatë ditës së sotme do ketë kufizime të energjisë elektrike në disa zona të Shkodrës.

Sipas OSHEE për shkak të një defekti kufizimet do jenë nga ora 13:30-16:30.

Njoftimi nga OSHEE:

Njoftim per abonentet e rajonit Shkoder

Për shkak të një defekti në nst Shkodra 1, sot në datën 7 shtator do të stakohet energjia elektrike në disa lagje të qytetit në intervalin kohor 13:30-16:30.

Pa energji elektrike do të mbeten: Bashkia Shkodër, Lagjia “3 Heronjtë”, “Skënderbeg”, Golem, Dobraç, Ish Uzina Telave, F.N.SH., Bardhaj, Bleran, Mes, Drisht, Domen, Prekal, Kir, Rus, Grudë, Guci, Hot i Ri, Ndërmarrja “Adelchi”, Ish Kombinati i Drurit dhe NSHN.

Artikulli paraprakLEZHË, PLAGOSËN ME ARMË 34-VJEÇARIN, PRANGA DY AUTORËVE
Artikulli tjetërSHQIPTARËT DEMBELË? STUDIMI: GJYSMA E POPULLSISË NUK KRYEN AKTIVITET FIZIK