Nxënësit e shkollave te mesme të qytetit të Shkodrës kanë marrë pjesë sot në konkursin “Rinia në Fokus” me temë problematikat rinore. Konkursi organizua nga Intelektualët e Rinjë Shpresë në sallën e koncerteve Gjon Kapidani në shkollën “Prenkë Jakova” .

Nikola Mjeda Presidente e Parlamentit Rinor Shkodër thotë se përmes një aktiviteti të tillë synohet përqimi i zërit të rinisë tek pjesa tjetër e cila është fokusuar më shumë në botën e internetit dhe tashmë ato duhet ti thonë jo rutinës së përditshme për tu fokusuar më shumë tek arti

Nxënësit kishin përgatitur punime në pikturë, prozë e fotografi . Ndërsa juria e pranishme në fund ka ndarë edhe cmimet në kategori të ndryshme për nxënësit me punimet më të mira.

Ndërkohë problematikat e diskutuara nga të rinjtë do të shpalosen në Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë 2019-2023 në mënyrë që ti jepet zgidhje nga pushteti vendor në këtë rast bashkia Shkodër