Pas Komisionit të Ligjeve, debatet e forta kanë përfshirë edhe Komisionin e Ekonomisë. Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka paralajmëruar një tjetër përgjim nga PD për Agron Xhafajn.

Noka e ka cilësuar një lëvizje dinake largimin e Agron Xhafajt në Itali, që sipas tij, u bë për t’iu hedhur hi syve njerëzve

Së shpejti një përgjim i ri që provon se Agron Xhafaj vijonte trafikun e drogës, gjatë kohës që vëllai i tij ka qenë ministër i Brendshëm.

Largimi i Agron Xhafajt në Itali ishte një lëvizje dinake për t’u hedhur hi syve njerëzve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim katarcipërisht i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër.

Nëse të shtunën nuk largojme ministrin, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin“-u shpreh Flamur Noka, deputeti i PD

Në përgjigjen e tij, kreu i komisionit, Erjon Braçe, i ka thënë se opozita mund ta marrë pushtetin me dhunë, duke i kujtuar vitin 1996.

Bujrum, merreni me dhunë pushtetin, si në vitin 1996. Kërcënimet janë të rënda në raport me ligjin.”- tha Erjon Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë

Artikulli paraprakLISTA PËR MIQËSORET, PANUCCI LË JASHTË SADIKUN, GRUMBULLOHEN GURI DHE BINAKU
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 21.05.2018