Norvegjia kërkon dëbimin e shqiptarit. Policia: Drejton grup ekstremistësh

Një shqiptar i Kosovës që prej vitesh jeton e punon në Norvegji dyshohet se drejton një grup ekstremistësh dhe për këtë autoritetet policore të këtij vendi kanë kërkuar ekstradimin e tij nga ky shtet. Sipas mediave norvegjeze, bëhet fjalë për shqiptarin Adnan Shaluni i cili dyshohet se drejton grupin “Komuniteti i profetit” ku në të njëjtin grup është prangosur pak kohë më parë edhe Ubaydullah Hussain, i cili akuzohet për terrorizëm. Mediat shtojnë se shqiptari nga Kosova njihej me emrin “Abu Arijon” dhe në Norvegji kishte shkuar për të jetuar që në vitin 2009. Për dyshimet për pjesëmarrje dhe drejtim të këtij grupi ekstremistësh policia norvegjeze e ka mbajtur nën vëzhgim shqiptarin nga Kosova i cili sapo është njoftuar për këtë kërkesë ka nisur betejën ligjore pasi ka deklaruar se nuk ka lidhje me ekstremizmin ndërkohë që kurrë nuk ka bërë ndonjë akt të paligjshëm.

Artikulli paraprakITALI:NIPI I BOSIT TE DROGES BLLOKON QYTETIN,ZBRITI NUSEN ME HELIKOPTER
Artikulli tjetërTIRANE,MAKINA PERPLAS KALIMTARIN NE VIJAT E BARDHA