Shqipëria preku fundin pas humbjes që i shkaktoi Skocia në “Loro Boriçi”, një humbje që i blindoi në fundin e klasifikimit në grupin C në kuotën e 3 pikëve, duke rrezikuar ndjeshëm

për të zbritur një Kategori më poshtë në edicionin e ardhshëm në Ligën e Kombeve. Fatmirësisht mendoi Norvegjia për t’ia zbutur Shqipërisë këtë eksperiencë të hidhur.

Ekipi norvegjez mundi në transfertë 0-2 Qipron, duke mbajtur kështu vendin e parë në grupin C3, por edhe duke lënë Qipron me 5 pikë, të cilat në renditjen e vendeve të treta në Ligën C, shkojnë në vetëm 1 pikë, pasi qipriotët kanë 4 pikë të marra ndaj vendit të fundit në grup, Sllovenisë, të cilat zbriten.

Kështu, në vendet poshtë Shqipërisë në renditjen e vendeve të treta, gjendeshin Qipro dhe Mali i Zi me nga 1 pikë, por tashmë sido që të dalë sfida e Malit të Zi me Rumaninë, Shqipëria e ka lënë pas një kundërshtar, që është Qipro, të cilët zbresin në Ligën D.

Qipro Norvegji Dhe Renditja

Kështu, edhe në kompeticionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve, Shqipëria do të jetë pjesë e Ligës C. Sigurisht kjo nuk është një përfundim që nuk të le vend për të festuar por në këtë periudhe të errët që ndodhet Shqipëria ky është nga të paktët lajmet pozitive.

PUBLICITET