Policia e Iranit ka mbyllur 547 restorante dhe lokale në Teheran, pasi nuk respektuan “parimet islame” , tha shefi i policisë Hosein Rahimi.

Gjykata e Teheranit, e cila merret me “krimin kulturor dhe korrupsionin social dhe moral”, u bëri thirrje qytetarëve të Teheranit që të raportojnë raste të sjelljes imorale duke dërguar SMS.

Po ashtu shefii policisë tha se në këtë aksion u arrestuan edhe 11 persona.

Sipas kodit të veshjes islamike, gratë mund të tregojnë fytyrën, duart dhe këmbët në publik dhe mund të mbajnë vetëm ngjyra që nuk bien në sy.

Shtatë vjet më parë, qeveria urdhëroi kafenetë të instalojnë kamera për të monitoruar sjelljen e mysafirëve, por disa pronarë vendosën të mbyllnin lokalet.

Artikulli paraprakTENSIONET TREGTARE DHE GJEOPOLITIKE PO KËRCËNOJNË RRITJEN E EKONOMISË BOTËRORE
Artikulli tjetërPERIMET JASHTË ZEZONIT, ME HORMONE