“Nuk deshëm t’i vrasim kushërinjtë Jushi”. Gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Kështu janë shprehur para hetuesve, autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur të dielën në Laç, vëllezërit Markel dhe Manuel Bushi, dhe kushëriri i tyre Manuel Bushi.

Ata janë shprehur të penduar që situata arriti deri në marrjen e dy jetëve të kushërinjve Erion dhe Kelvin Jushi. Nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura, rezulton se autorët dhe viktimat, janë përplasur fillimisht në ambientet e një lokali në qendër të Laçit, dhe më pas në sherr e sipër janë përdorur armët.

Sipas të dhënave, ata ishin të njohur me njëri-tjetrin, dhe mësohet se debati në lokal ka nisur për një foto në rrjetet sociale. (Pakënaqësi për fotot e postuara, “pse e ke hedhur këtë foto”, mësohet të jenë shprehur të rinjtë)

Ende nuk dihet personi që ka qëlluar me armë por po analizohen gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Për dorëzimin e tyre, Report Tv mëson se ka negociuar shefi i komisariatit të Kurbinit me dajën dhe dy vëllezërit të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit.

Kelvin Jani kishte një lokal në qytetin e Laçit. Ai bashkë me kushëririn e tij, djalin e xhaxhait, njiheshin si njerëz të qetë, ndërsa lokali ku nisi debati frekuentohej nga persona me precedent.

Artikulli paraprakRUÇI MESAZH PËR 1 MAJIN: TË ULIM NGA TRIBUNAT POLITIKËN DHE TË NGJISIM PUNËN
Artikulli tjetërSEKUESTROHET DROGE NE MALESI TE MADHE, 1 I ARRESTUAR