Një burrë vrau dhe copëtoi të dashurën e tij 27-vjeçare dhe më pas e hodhi “mishin e saj të grirë” në tualet, ndërsa kockat i hodhi në lumë për t’i gërryer peshqit.

 

Dmitry Zelensky nga Rusia i kishte premtuar të dashurës Tatiana Melekhina një fillim të ri në një qytet të madh. Ata u larguan nga qyteti i tyre i largët, Gubakha, por 27-vjeçarja nuk arriti kurrë në qytetin e Perm. 36-vjeçari në të vërtetë ishte i martuar, kishte një vajzë dhe nuk kishte ndërmend të shpërngulej me të dashurën e tij në Perm.

 

Një burim i policisë thotë se mizoria e tij kishte tronditur të gjithë dedektivët. “Ai jo vetëm që e kishte copëtuar trupin e saj, por kishte ndarë mishin dhe kockat dhe i kishte copëtuar. Mishin e hodhi në tualet, ndërsa kockat i hodhi në lumë, në mënyrë që të fshihte krimin”, shpjegoi burimi.

 

Humbja e Tatianës u raportua nga i ati, pasi ajo i kishte premtuar që do ta telefononte kur të mbërrinte, çka nuk e bëri dot.

 

Policia arriti ta arrestonte Zelenskyn, i cili rrëfeu vrasjen makabër dhe detajet e tmerrshme sesi ia copëtoi trupin të dashurës. Nga ana tjetër bashkëshortja e Zelenskyn, e quajtur po ashtu Tatiana, është e shokuar.

 

44-vjeçarja tha se jetonin të ndarë, por nuk ishin divorcuar. “Nuk e dija që mund të ishte kaq mizor”, u shpreh ajo.