Festa e Krishtlindjes nuk ka kaluar pa atmosferë festive në vend. Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka uruar me video festën për të gjithë besimtarët.

Me një post të shkurtër shefi i qeverisë shkruan : “Krishtlindje të gëzuar”.

Kryeministri me një dedikim të veçantë për fëmijët dhe konkretisht ato të shtëpisë së fëmijës, të cilët kanë më shumë se kurrë nevojë për ngrohtësi dhe dashuri, uron festë të paqtë dhe të gëzuar për të gjithë besimtarët kudo ndodhen.

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë sot ditën e lindjes së Krishtit, ndërsa nuk mund të mungojnë urimet për mbarësi dhe arritje në familjet e tyre.