Përfaqësuesja e Kosovës në futboll vuajti një tjetër humbje në Eliminatoret e Botërorit 2018, këtë herë ndaj Ukrainës me shifrat 0-2.

Në ndeshjen e parafundit Eliminatore të Botërorit 2018 dhe në fushatën e parë që merr pjesë në një turne madhor, skuadra e trajnerit Albert Bunjaku nuk i shpëtoi vendit të fundit, pasi pavarësisht rezistencës u ndëshkua nga një autogol. Sfida në stadiumin e Shkodrës nisi me një befasi në formacion pasi Donis Avdijaj braktisi skuadrën në shenjë revolte ndaj trajnerit që nuk e vendosi titullar.

Pavarësisht kësaj pjesa e parë e takimi përfundoi pa gola, por të dy skuadrat luajtën futboll të hapur, duke krijuar edhe disa raste për gol, të cilat nuk arritën të konkretizohet nga asnjëra skuadër. Në pjesën e dytë, Kosova krijoi diçka më shumë me anë të Besar Halimit, Bersant Celinës dhe Milot Rashicës, por pa arritur të gjejnë golin.

Në anën tjetër, Ukraina shfrytëzoi pasigurinë e mbrojtjes së Kosovës dhe gjeti dy gola në këtë pjesë. Fillimisht erdhi një autogol në minutën e 60-të me anë të Leart Paqaradës, ndërsa goli i 2-0 erdhi në minutën e 88-të me anë të yllit të Borussia Dortmundit, Andriy Yarmolenko, i cili vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar. Pas kësaj humbje, Kosova vazhdon të qëndroj në vendin e fundit me vetëm një pikë nga nëntë ndeshje, ndërsa Ukraina në vendin e tretë me 17 pikë.

Artikulli paraprakSHKOLLIM DHE PUNËSIM NË GJERMANI
Artikulli tjetërARRESTOHET POSTIERI I PROTITUTAVE DHE KOKAINËS NË PLAZH