Ata nuk iu përgjigjën pyetjeve të gjyqtarit gjatë hetimit paraparak në Como, pyetjeve të Francesko Angiolini. Prandaj, dy nga tre shqiptarët e arrestuar nga agjentët e Comos e ata të Milanos janë lënë në burg. 

Ata u arrestuan në një garazh në Mariano Comense me 17 kg drogë, heroinë dhe kokainë. Lëndën narkotike e kishin futur nëpër kuti dhe e kishin fshehur në makinën me të cilën të dy po shkonin në një shtëpi në Figino Serenza. Brenda saj kishin pasur 7 kg kokainë dhe 4.5 kg heroinë, por edhe 3 armë, karikatorë e municione. Veç këtyre, në bagazhin e marinës iu gjetën edhe 5 kg kokainë e 550 gr heroinë që e çuan në total 17 kg sasinë e drogës së kapur.