Nuk ka paqe për Tripolin. Pas bombardimeve në qendrën e emigrantëve në Tajourah, ku u vranë të paktën 40 vetë (ka zëra që flasin për 100 të vdekur), forcat e Haftarit morën përgjegjësinë për sulmin ajror dje në mbrëmje mbi aeroportin ndërkombëtar Mitiga, duke shkaktuar pezullimin e fluturimeve.

Nga Benghazi, komanda e lartë libiane e Haftar, mohon faktin se ata kanë goditur mbi kampin e emigrantëve.

Kombet e Bashkuara po bëjnë thirrje për një hetim të pavarur dhe flasin hapur për një krim lufte

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka hartuar mbrëmjen e djeshme një rezolutë ku dënon sulmin ajror kundër qendrës së grumbullimit të emigrantëve në Tajoura.

Artikulli paraprakSHQIPTARI DHE GRUAJA SHTATËZËNË KAPEN ME 2,5 KG HEROINË DHE 6.200 EURO
Artikulli tjetërAKSIDENTOI PËR VDEKJE 2 GRA DHE NJË FËMIJË, LIHET NË BURG ISH-AGJENTI DOGANOR