Vijojnë procedimet nga policia për personat që ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit, pasi nga 1 janari i këtij viti janë ndaluar me ligj.

Në Krujë janë proceduar penalisht pronari i një subjekti dhe tre persona të tjerë. Sipas policisë pas kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan sende të ushtrimit të lojërave të fatit.

Personat që po hetohen në gjendje të lirë janë pronari i subjektit E.Sh. dhe tre lojtarët me inicialet A.T. D.K. dhe O.D. Në dy javët e fundit janë proceduar disa persona në disa qytete të vendit.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Në datë 1 janar me ligj u ndaluan lojërat e fatit dhe bastet. E ndërsa pjesa më e madhe e sallave të basteve janë mbyllur, në dy javët e para të vitit janë konstatuar disa subjekteve duke u proceduar.

Ndërkohë që dje AKEP-i kërkoi që të mbyllen të gjitha adresat që ofrojnë baste on-line.

Artikulli paraprakGRUPET NGA 6 UNIVERSITETET E TIRANËS VIJOJNË BOJKOTIN
Artikulli tjetërPLAGOSI 14 PERSONA NË PIRE, VRITET SHQIPTARI NË BURGUN GREK