Oborri i spitalit rajonal të Shkodrës është kthyer në një vend grumbullimi për qentë endacakë të cilët shpesh herë sulmojnë pacientë apo familjarë të tyre të cilët lëvizin në orare të ndryshme në ambjentet e jashtme të spitalit. Jo më larg se paraditen e kësaj të marte, një qytetar u sulmua për disa minuta nga një prej qenve endacakë. Qytetarët të cilët ishin present aty tregojnë se situata të tilla ngjallin frikë. Ata tregojnë se një institucion shëndetësor si spitali rajonal i Shkodrës duhet të jetë një vend i sigurtë.

Ndërkohë, ata janë në dijeni që strehat janë të tejmbushura me kafshë të pastreha por pastrimi i oborrit të spitalit është një domosdoshmëri.

Ky nuk është rasti i parë kur qytetarët shkodranë ankohen për sulmet e qenve endacakë në ambjentet e jashtme të spitalit. Situata të tilla të krijuara në institucione shëndetësore nuk janë normale shprehen ata ndërsa presin që drejtuesit të gjejnë zgjidhje për këtë problematikë.

Artikulli paraprakEUROSTAT: PRANVERA E 2020 ME RRITJE DRASTIKE VDEKJESH
Artikulli tjetërI MOSHUARI INVALID DHE PA STREHË