Nuk i ka shpëtuar burgut të përjetshëm Fadil Kasëmi për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildez Hafizi. Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar Kasemin me burg të përjetshëm për vrasjen e 31 gushtit 2017 që tronditi jo vetëm Tiranën.Krimet e Rënda kërkuan gjithashtu që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

39-vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinës së saj nga Fadil Kasemi, pas disa kalvareve në të kaluarën, nga të cilat kishte marrë edhe një urdhër mbrojtjeje.Kujtojmë se në gjykimin në Shkallë të Parë, Fadil Kasemi e pranoi fajësinë për vrasjen, ndërsa tha që kjo ka ardhur si pasojë e dyshimeve për tradhti.

Ndërkohë për akuzën e rrëmbimit, Kasemi e mohoi duke pretenduar se e ka udhëzuara atë që ta çonte në Komisariat dhe jo të arratisej.Avokati Ilia Ilia asokohe kërkoi lehtësimin e masës së dënimit, duke kërkuar nga gjykata një dënim me 25 vite burg, por u rrëzua atëherë dhe tani në apel.

Vrasja e gjyqtares në 31 gusht të vitit 2017 zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë. Disa vite më parë, Kasemi kishte tentuar ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët dhe gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë, por jo për tentativë vrasje. Ndërsa në gusht të 2017, ai e vrau në Tiranë.

Artikulli paraprak“SHTOJ I VJETËR”, BASHKIA PREMTON RRUGËN DHE NDRIÇIMIN
Artikulli tjetërSTUDENTËT TAKIM ME 2 ISH-BASKETBOLLISTE AMERIKANE