4 KUSHTET PËR PJESMARRJE NË QEVERINË E RE TË KOSOVËS
Lista Serbe, e cila ka fituar përqindjen më të madhe të votave në krahasim me subjektet tjera serbe në Kosovë, ka ripërsëritur se nuk do të heqë dorë nga kushtet se saj për t’iu bashkuar qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Anulimi dhe ndalimi i privatizimit të ndërmarrjeve publike në komunat serbe, krijimi i kushteve për kthim të qëndrueshëm të serbëve, kthimi i pronës së Kishës Ortodokse serbe dhe formimi i asociacionit të komunave serbe, janë katër kushtet kryesore të Listës Serbe.
Kryetari i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq, në një prononcim per Radion Europa e Lirë ka deklaruar se për këtë listë është e rëndësishme që mbijetesa e serbëve të ketë bazë të qëndrueshme.
“Ne kemi pasur thirrje nga te dyja anët,   por jo bisedime zyrtare mbi këtë temë. Duam të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pas të cilit ne do të shkojmë me negociatat për qeverinë e ardhshme. Për Listën Serbe është e rëndësishme çfarë lloji të politikës do të këtë qeveria e ardhshme, e jo sa vende të ministrave apo zyrtarëve do të marrë”, –  tha Jabllanoviq.