“Opozita dhe mazhoranca lokale në qytetin e Shkodrës kanë bërë marrëveshje të fshehtë për të shkëmbyer votat mes tyre duke ndarë larg syve të publikut kryetarin e ri të këshillit bashkiak dhe atë të këshillit të qarkut”. Një ditë përpara mbledhjes së këshillit bashkiak për konstituimin është anëtari i FRD Fatlum Nurja që hedh këtë supozim të tijin.

Nurja po ashtu guxon të thotë se aktualisht në këshillin e ri të bashkisë Shkodër do kemi anëtar të paaftë dhe të pazotë.Edhe kandidatët që përfliten për të marrë postin e kryetarit të këshillit të bashkisë në mbledhjen e 20 gushtit deri tani nuk kanë asnjë platform të tyren.Para gjatë dhe pas fushatës elektorale Fatlum Nurja që u zgjodh i vetëm nga lista e FRD për të qenë pjesë e këshillit ka qenë gjithnjë kritik ndërsa në bazë të deklarimeve duket se votën e tij do bëjë të pavlefshme.

Artikulli paraprakREFUGJATËT NË GJERMANI, 4 VJEÇARI JEP PËRGJIGJEN PËRFEKTE
Artikulli tjetër“PRIVATIZOHET” RËRA NË PLAZHIN E VELIPOJËS