6 Nxenes te Shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë kane arritur sërish sukses në një konkurs kuzhinë dhe picajoli të zhvilluar në Tirane.

Nxenesit e drejtimit hoteleri-turizëm të kësaj shkolle u vlerësuan me çmime nga juria e cila ishte ndërkombëtare, ndërsa kjo cilësohet si arritje mjaft e madhe për shkollën profesionale.

Nxeneset fituese e kësaj shkolle që u vlerësuan me çmime shprehen mjaft të lumtura për atë çfarë kanë arritur.

Kjo nuk është hera e parë, pasi thuajse në çdo konkurs kombëtar dhe ndërkombetar të organizuar vitet e fundit nxënësit e shkollës “Kolin Gjoka” janë vlerësuar me çmime.