Me pankarta në duar nxënës të shkollave të Shkodrës kanë marshuar në rrugët e qytetit kundër trafikimit të qënieve njerëzorë dhe dhunës.

Marshimi nisi nga truma tek Dugajt e Reja dhe vijoi në pedonalen “Kolë Idromeno” duke mbërritur tek prefektura e qarkut Shkodër.

Në prefekturë ashtu si çdo vit nxënësit paraqitën disa piktura me mesazhe kundër trafikimit dhe dhunës.

Ndue Molla, përfaqësues në prefekturën Shkodër tha se i jepet një rëndësi e veçantë luftës kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Marshimi dhe ekspozita me piktura janë kthyer tashmë në një traditë në Shkodër që zhvillohen gjithnjë gjatë muajit kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI HARADINAJ VIZITON SHKODRËN
Artikulli tjetërROTARY CLUB SENSIBILIZIM KUNDËR KANCERIT TË GJIRIT