Të gjithë personat me aftësi të kufizuar tashmë kanë më shumë mundësi punësimi. Në Shkodër u zhvillua një takim për nxitjen e punësimit për këta persona.

Blerta Çani, drejtore e fondacionit shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar u shpreh se tashmë punësimi i tyre po bëhet edhe në mënyrë private nga bizneset.

Drejtorja rajonale e zyrës së punësimit në Shkodër Rozafa Zmijani deklaroi se deri me 4 gusht janë të hapur aplikimet në programet për nxitjen e punësimit ku janë të përfshirë edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Ata që punësojnë personat me aftësi të kufizuar kanë edhe disa lehtësira ekonomike.

Personat me aftësi të kufizuar tashmë edhe në bazë të ligjeve në fuqi kanë një përparësi të konsiderueshme duke tentuar që të mos diferencohen nga pjesa tjetër e shoqërisë për asnjë lloj arsyeje.