Ish presidentët amerikanë Barack Obama dhe George W. Bush, kanë nderuar këtë të shtunë senatorin amerikan John McCain, hero i luftës, arkivoli i të cilit u soll në Katedralën e Uashingtonit. Para kësaj, familja e tij kishte kërkuar që arkivoli të ndalonte në Memorialin e Veteranëve të Vietnamit, për të nderuar ata që vdiqën në luftë.

Obama dhe Bush, një demokrat dhe një republikan, u shoqëruan nga liderë të SHBA-së, zyrtarë të periudhës së Vietnamit, për të nderuar ish të burgosurin e luftës John McCain, i cili vdiq më 25 gusht nga sëmundja e kancerit.

Presidenti Donald Trump nuk ka marrë pjesë në ceremoni, ndërsa anëtarë të administratës së tij, përfshirë vajzën e tij Ivanka kanë qenë të pranishëm.

Familjarët e McCain e kishin bërë të qartë se Trump nuk ishte i mirëpritur në ceremoninë e nderimit në Arizonë dhe Uashington.

Artikulli paraprakRAMA: VIJOJMË NEGOCIATAT PËR AEROPORTIN E VLORËS
Artikulli tjetërGODET ME GRUSHTE ADMINISTRATORIN E UJËSJELLËSIT, ARRESTOHET 33-VJEÇARI