PRESIDENTI AMERIKAN KËRCËNON ISIS, SULMET PRITEN SË SHPEJTI.Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shfrytëzuar një vizitë të pushimeve sezonale në një bazë ushtarake amerikane për të lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj militantëve të Shtetit Islamik.

 

Obama tha se koalicioni i udhëhequr nga SHBA nuk do t’i lë vend grupit dhe përfundimisht do ta shkatërrojë atë. Obama foli para qindra ushtarakëve në Fort Dix për të falënderuar ushtrinë amerikane për veprimet e saja nëpër botë.

Koalicioni i drejtuar nga SHBA në Siri dhe Irak ka pasur sukses kundër grupit Shteti Islamik por do t’i duhet kohë për t’u përballur me pushtimet territoriale të vazhdueshme nga ekstremistët në Irak, sidomos pushtimet që i kryen gjatë verës.

“Mos u gaboni. Koalicioni ynë nuk do ta degradojë këtë organizatë terroriste. Do ta shkatërrojë”, ka thënë Obama.

Obama tha se ka përparime dhe se qindra makina e tanke, si edhe më shumë se 1.000 pozicione luftarake janë fituar.

“Po i shpartallojmë këta terroristë. Ata mund të mendojnë se janë duke shënuar fitore të shpejta, por synimi ynë është i gjatë. Ne nuk dorëzohemi.

Nëse e kërcënoni Amerikën, nuk do të gjeni rehati. Do t’ju gjejmë dhe sikurse me tiranët e terroristët para jush, bota do t’ju lërë prapa dhe do të vazhdojë më tutje pa ju, sepse do t’ju kapim”, është shprehur Obama.

Obama tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të përmbyllin në fund të vitit misionin ushtarak në Afganistan, por disa dhjetra mijëra trupa do të qëndrojnë aty për të ndihmuar forcat afgane të sigurisë për të luftuar terroristët.