PRESIDENTI I SHBA DEKLAROI SE KA ARDHUR KOHA E RRITJES SË EKONOMISË. Është koha për t’i dhënë Amerikës, një rritje rroge. Në vidio mesazhin e përjavshëm drejtuar qytetarëve amerikanë, Presidenti Barack Obama tha se bizneset amerikane vijojnë të krijojnë vende pune nën ritmin e viteve 1990 dhe se është koha që të rritet paga minimale. 

 

Obama: “Pyete veten, mund të jetosh me 14.500 dollarë në vit? Kjo është shuma që dikush me orar të plotë në punë me një pagë miniale, fiton. Nëse ata kanë fëmijëe, kjo pagë është nën nivelin e varfërisë. Dhe kjo nuk është e drejtë. Një ditë e vështirë e meriton pagën e një dite të mirë. Tani për tani, një punëtor në pagën minimale federale fiton 7,25 $ në orë. Është koha të rritet në 10,10 $ në orë”. 

Për Kreun e Shtëpisë së Bardhe, puna e vështirë duhet të shpërblehet dhe për këtë, i bën thirrje kongresit për rritjen e pagës minimale. 

“Kongresi nuk ka votuar për rritjen e pagën miniale në shtatë vjet. Dhe kur ata kishin të drejtën e voës këtë vit, votuan JO. Kongresi nuk duhet të bllokojë. Askush që punon me kohë të plotë në Amerikë, nuk duhet të rrisë me vështirësi fëmijët e tyre. Unë do të ngul këmbë, derisa këtë luftë ta fitoj. Sepse Amerika e meriton një rritje tani.” 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/kPnqznRpBC0?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]