Një person është arrestuar me armë një natë më parë. Policia ka arrestuar shtetasin Blerim Beqiri, 39 vjeç, banues në fshatin Oblikë në Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë vendore Shkodër 39 vjeçari është arrestuar pas kontrolleve të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore.

Ky kontroll është zhvilluar për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe për kapjen e personave në kërkim.

Në këtë aksion janë përfshirë nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Në këtë mënyrë gjatē këtyre kontrolleve policia ka arrestuar në flagrancë 39 vjeçarin Blerim Beqiri i cili mbante me vete armë zjarri pistoletë me fishek në fole. Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi policia gjeti dhe 370 fishekë luftarakë model 56. Për shtetasin Blerim Beqiri rëndon akuza “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas burimeve në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit përveç arrestimit me armë të 39 vjeçarit forcat e policisë fillimisht kanë dyshuar se në atë zonë mbrëmjen e kaluar ka patur krisma.

Menjëherë forca të shumta policia janë nisur drejt atij fshati duke dyshuar për ndonjë konflikt të mundshëm por pasi kanë shkuar në vendngjarje sipas burimeve nuk ka patur asgjë serioze.

Në këtë mënyrë policia ka vijuar planin e saj edhe për kontrollet e befasishme në fshatin Oblikë dhe fshatra të tjerë të njësisë Ana e Malit duke bërë të mundur arrestimin e 39 vjeçarit i cili lëvizte i lirë me armë në brez të tipit pistoletë.

Këto kontrolle blic do vijojnë nga policia e Shkodrës edhe në zona të tjera për të arrestuar persona në kërkim apo ata që mbajnë armë pa leje.

Artikulli paraprakSHKODËR, NJË GODINË E RE PËR DREJTORINË E POLICISË
Artikulli tjetërSHTOJ I VJETËR, BRESHËRI FUORISTRADËS DHE NJOLLA GJAKU