Niveli i ujit në Obot është rritur me dhjetë centimetër përgjatë natës. Edhe pse pasditen e së martës automjetet e larta të ushtrisë depërtuan përmes rrugës në fshat, këtë të mërkurë janë rikthyer edhe njëherë mjetet lundruese.

Përderisa, banorët e zonave përreth, të cilët kanë nën ujë pronat e tyre dhe që nuk furnizohen me ujë nga ujsjellësit “Oblika 1” dhe “Oblika 2”, shprehen të indinjuar se nuk janë ndihmuar në ditët e fundit.

Sipas tyre, jo vetëm që nuk janë furnizuar me ujë, por edhe ndihma ushqimore nuk ka dërguar asnjeri.

Këta banorë kanë humbur me dhjetra hektarë të mbjella, të cilat prej katër javësh tashmë janë nën pushtetin e ujit. Pavarësisht se janë shpërndarë një numër i konsiderueshëm ndihmasht,

një pjesë e madhe e njerëzve janë të pakënaqur me ndarjen e tyre. Fillimisht, ndihmat kanë shkuar në zonat më të prekura nga uji, megjithatë pakënaqësia tek të tjerët është rritur.